Shtohet lista e mungesave te Chelsea, në rrezik të humbasin
Thomas Tuchel ka dhënë të rejat e fundit mbi mungesat dhe rikthimin e disa lojtarëve në skuadër.
Sport
Chelsea do të jetë pa dy lojtarë kryesor në këtë ndeshje, ky Mason Mount dhe Jorginho do të mungojnë si rezultat i suspendimit me kartonë të verdhë, raporton lajmi.net.
Menaxheri ka thënë se mungesë tjetër do të jetë edhe ajo e Thiago Silvas dhe Tammy Abraham.
Mirëpo, Tuchel tha se dyshja mund të rikthehet në formacion startues pas pushimit të kombëtareve.
Silva nuk ka zhvilluar ndonjë minutë me Blutë e Londrës që nga lëndimi ndaj Tottenhamit në shkurt.
Abraham në anën tjetër, është lënduar në ndeshjen ndaj Newcastle.
Chelsea në këtë ndeshje ka rezultat minimal, mirëpo edhe Atletico Madrid pritet të luajë për t’u kualifikuar./Lajmi.net/