Shtohen zërat për një rikthim të Messit në Barcelonë

Zërat për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona veçse kanë filluar të rriten.

Sport

01/04/2022 10:26

Në bazë të asaj që bën të ditur Football Transfers, vetë Messi është i pakënaqur me periudhën që po kalon në Paris.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka arritur ta lë “vulën” e tij në “Parc de Princes”, me ç’rast një largim i tij nuk mund të përjashtohet, transmeton lajmi.net.

Sipas “BarcaTimes” marrëveshja mes palëve është arritur dhe argjentinasi do ta bëjë rikthimin e tij të bujshëm gjatë verës, për shifrën e 50 milionë eurove.

Gjatë këtij sezoni në PSG, Messi ka arritur të shënojë vetëm dy gola në Ligue 1, ndërsa ka asistuar 11 herë. /Lajmi.net/