Shtohen lumenjtë e llavës (Foto)
Lumenjtë e llavës që dalin nga vullkani Kilauea në Hauai janë shtuar dhe shpejtuar ditët e fundit duke kërcënuar më shumë shtëpi, ndërsa autoritet po bëhen gati të urdhërojnë me mijëra evakuime të tjera.
Bota
Banorët janë paralajmëruan që të mbajnë çantat gati që t’ia mbathin sapo të vijë urdhri i parë. Me dhjetëra shtëpi janë djegur qëkur vullkani shpërtheu në fillim të majit, ndërsa me qindra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Autoritetet thonë se fluksi i shtuar i llavës po kërcënon rrezikshëm mbylljen e autostradave kryesore, diçka që do të linte me mijëra njerëz pa rrugë evakuimi, prandaj ky i fundit po konsiderohet seriozisht.
Veç llavës përcëlluese dhe hirit vullkanik, autoritetet paralajmëruan banorët edhe për rrezikun e gazrave toksike që krijohen kur llava e nxehtë takohet me ujin e ftohtë të oqeanit dhe që tani kanë nisur të shpërndajnë maska për frymëmarrjen në popullsi.
Frika mes njerëzve është shtuar pasi u raportuar për të plagosurin e parë nga llava, pasi deri tani askush nuk ishte lënduar nga vullkani.
Shkencëtarët nuk mund të parashikojnë nëse llava do të ndalet apo jo, prandaj kanë këshilluar banorët që të jenë në gjendje gatishmërie, pasi asgjë nuk mund të frenojë lumin e zjarrtë nëse vendos të shpejtojë ritmin, duke lënë arratinë si mundësinë e vetme.