“Shtiu me armë në drejtim të dy personave”- Policia jep detaje për të dyshuarin me kallashnikov dje në Podujevë
Një person dje është parë me kallashnikov në krahë derisa lëvizte rrugëve të Podujevës. Përpos kësaj, i njëjti kishte shtënë me armë në drejtim të dy viktimave meshkuj, por për fat të mirë ata nuk janë goditur. Policia e Kosovës është deklaruar sot për rastin duke bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë…
Lajme
Një person dje është parë me kallashnikov në krahë derisa lëvizte rrugëve të Podujevës.
Përpos kësaj, i njëjti kishte shtënë me armë në drejtim të dy viktimave meshkuj, por për fat të mirë ata nuk janë goditur.
Policia e Kosovës është deklaruar sot për rastin duke bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura.
Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është regjistruar si “vrasje e mbetur në tentativë”. /Lajmi.net/