Shteti që s’e njeh Kosovën shtyn sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka vonuar procedurat për të nisur implementimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë, për shkak të rolit të saj në konfliktin në Ukrainë, për çka janë takuar sot ambasadorët e BE-së.

Bota

08/09/2014 20:32

Ratifikimi i sanksioneve do të miratohej sot sikur në mesin e shteteve anëtare të BE-së do të kishte qëndrim unik.

Por afati për vendosjen e sanksioneve është shtyrë për shkak se një pjesëtar i BE-së e ka kundërshtuar planin.

Një burim i BE-së ka thënë për Radio Evropën e Lirë se Sllovakia ishte ajo që ka kundërshtuar planin, por vet ky vend e ka mohuar një gjë të tillë.

Mëngjesin e së hënës, diplomatë të BE-së kanë thënë se propozimi për sanksione të reja kundër Rusisë përfshin ndalimin e kredive dhe financimin nga vendet e BE-së për firmat e mëdha ruse të energjisë, duke përfshirë firmat Rosneft, Transneft dhe Gazprom.

Për këto sanksione liderët e BE-së kanë vendosur më 5 shtator.