Shteti mbetet pa drejtues-Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari jashtë vendit

Vdekja e Ismail Kadare, shkrimtarit shqiptar të njohur dhe të vlerësuar në gjithë botën ka bërë që shteti i Kosovës momentalisht të jetë “pa drejtues vendi”. Të tre drejtuesit e institucioneve më të larta në vend kanë udhëtuar për në Shqipëri. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti si dhe Kryeparlamnetari Glauk Konjufca kanë…

Lajme

03/07/2024 10:51

Vdekja e Ismail Kadare, shkrimtarit shqiptar të njohur dhe të vlerësuar në gjithë botën ka bërë që shteti i Kosovës momentalisht të jetë “pa drejtues vendi”.

Të tre drejtuesit e institucioneve më të larta në vend kanë udhëtuar për në Shqipëri.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti si dhe Kryeparlamnetari Glauk Konjufca kanë udhëtuar drejt Shqipërisë.

Madje bashkë me ta janë edhe shumë ministra të kabinetit qeveritar, deputetë e zyrtarë të tjerë të institucioneve.

Kësisoj asnjë drejtues i lartë shtetërorë nuk ndodhet në Kosovë të mërkurën.

Nga institucionet e vendit nuk ka pasur njoftim nëse ndokush është duke “zëvendësuar” krerët përgjatë kësaj kohe.

Presidentja, si dhe kryeministri e Kryetari i Kuvendit janë nisur drejt Tiranës ku do të marrin pjesë në ceremoninë lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.

Pavarësisht nderimeve që do të bëhen për Kadarenë, Osmani, Kurti dhe Konjufca në njëfarë forme kanë kryer shkelje ligjore duke shpërfillur Protokollin e Shtetit të Kosovës.

Kryeministri Kurti është kthyer nga Greqia për në Shqipëri që të marrë pjesë në ceremoninë e vdekjes së Kadaresë, Osmani ka udhëtuar nga Kosova e njësoj ka vepruar edhe Konjufca.

Sipas këtij Protokolli vizitat jashtë vendit duhet të bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë territorit të Kosovës.

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, shkruhet në pikën katër të nenit 19 të këtij ligji”, thuhet në Ligjin e protokollit të shtetit.

Ngjashëm situate kishte qenë edhe në një rast ët ndodhur në vitin 2018.

Ish-presidenti Hashim Thaci, kryeparlemntari Kadri Veseli dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj patën udhëtuar drejt Brukselit dhe Uashingtonit.

Kësisoj shteti kishte mbetur pa drejtues./Lajmi.net/