“Shteti Islamik” heq kufirin Siri-Irak
Militantët e “Shtetit Islamik” kanë marrë nën kontroll edhe pikën e fundit kufitare midis Sirisë dhe Irakut, e që deri më tani kontrollohej nga forcat qeveritare të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Bota
Kështu kalifati i shpallur vitin e kaluar nga “Shteti Islamik” ka bashkuar territoret e pushtuara të të dyja shteteve.
Rënia e pikës kufitare ndodhi tre ditë pasi militantët pushtuan qytetin e lashtë 2000 vjeçar, Palmyra, i cili tashti rrezikon të shkatërrohet, pasi për “Shtetin Islamikë” gjithçka fillon me Islamin.

Siria, e nakatosur prej më shuam se katër vejtsh në luftë civile, tashti rreth 50 përqind e territorit të saj është nën kontrollin e “Shtetit Islamik”, i cili javën e kaluar futi brenda kalifatit edhe kryeqytetin e provincës Anbar të Irakut, Ramadi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat udhëheqin koalicionin që po kryen sulme ajrore ndaj caqeve të militantëve të “Shtetit Islamik” vlerësojnë se kjo luftë është “sfidë e vështirë”, por që do të fitohet.
Presidenti amerikan, Barack Obama, një ditë më parë, duke komentuar rënien e qytetit Ramadi, tha se ka pasur pengesa taktike në terren si pasojë e reagimit të ngadalshëm të forcave ushtarake dhe policore të Irakut, porse Shtetet e Bashkuara do të fitojnë këtë luftë me “Shtetin Islamik”.
“Ajo mund të zgjasë, por në fund ‘Shteti Islamik’ do të mposhtet”, ka thënë Obama gjatë një interviste që dha për revistën amerikane “Atalntic”. /lajmi.net/