Shteti Islamik avancon në provincën Homs

Militantët e Shtetit Islamik (IS) raportohet se kanë marrë kontrollin e qytetit Mahen, në provincën Homs të Sirisë.

Bota

01/11/2015 19:44

Ata kanë nisur ofensivën kundër forcave qeveritare me dy shpërthime të makinave bombë, qysh të shtunën në mbrëmje, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Përleshje janë raportuar edhe në qytetin pranë Sadad, i cili është i banuar me shumicë të krishterë.

Zhvillimet e fundit vijnë derisa Rusia dhe një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vazhdojnë sulmet ajrore në Siri.

Ofensivat e fundit në Mahen dhe Sadad i sjellin militantët e Shtetit Islamik rreth 20 kilometra pranë rrugës që lidh kryeqytetin Damask me provincën Homs dhe qytetet e tjera në veri.

Sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut – grup që monitoron luftën në Siri – së paku 50 ushtarë të qeverisë janë vrarë ose plagosur në luftimet e fundit./topchannel