Shtetasi i Maqedonisë së Veriut prangoset në Ferizaj, kërkohej nga INTERPOL-i

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i, është identifikuar dhe arrestuar të enjten në Ferizaj. Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar rreth orës 10:00 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe Stacionin Policor në Ferizaj. “Personi i njëjtë…

Lajme

13/08/2026 18:51

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i, është identifikuar dhe arrestuar të enjten në Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar rreth orës 10:00 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe Stacionin Policor në Ferizaj.

“Personi i njëjtë kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas autoriteteve, ai ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me rastin, Policia njofton se “me urdhër të prokurorit kompetent, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e personit të arrestuar.