Shtetases së Kosovës i konfiskohet vetura në Ulqin, kërkohej nga Interpoli në Belgjikë

Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përbashkët kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Sukobinë – Muriçan, mbrëmë kontrolluan një automjet të tipit BMW X1 të drejtuar nga një shtetase e Kosovës, me inicialet L.B. Sipas policisë, me t’u kryer kontrolli, u konstatua se “automjeti kërkohej nga Interpol Belgjika”.…

Lajme

21/06/2025 23:11

Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përbashkët kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Sukobinë – Muriçan, mbrëmë kontrolluan një automjet të tipit BMW X1 të drejtuar nga një shtetase e Kosovës, me inicialet L.B.

Sipas policisë, me t’u kryer kontrolli, u konstatua se “automjeti kërkohej nga Interpol Belgjika”.

“Në bashkëpunim me oficerët e Departamentit të Sigurisë Ulqin dhe në komunikim me oficerët e Interpol Podgoricë, u konfirmua se kërkimi ishte aktiv, kështu që prokurori në Zyrën e Prokurorit Themelor të Shtetit në Ulqin u informua për ngjarjen, me urdhër të të cilit u sekuestrua automjeti”, tha Policia e Malit të Zi në njoftim.

Ndërkaq, se çfarë ka ndodhur me personin shoferen e automjetit, Policia nuk ka treguar.