Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

Një grua me nënshtetësi të huaj ka raportuar në Kijevë të Malishevës se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur çantën me dokumente personale dhe para. Rasti është në hetim thotë policia. “Ankuesja femër me nënshtetësi të huaj, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer xhamin…

Lajme

01/06/2025 09:49

Një grua me nënshtetësi të huaj ka raportuar në Kijevë të Malishevës se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur çantën me dokumente personale dhe para.

Rasti është në hetim thotë policia.

“Ankuesja femër me nënshtetësi të huaj, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumente personale dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftim.