Shtërpcë: Sulmoi viktimën femër, arrestohet i dyshuari

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar dje në Shtërpcë. Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar viktimën femër. E njëjta pas rastit ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim…

Lajme

04/10/2024 10:26

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar dje në Shtërpcë.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar viktimën femër.

E njëjta pas rastit ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje.

DHUNË NË FAMILJE

Shtërpcë / 03.10.2024 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net