Shtëpia “në ajër”, gjithçka e ndërtuar nga familja Xhemajli në Ferizaj

Dy katëshe dhe e tëra në dru është shtëpia e ndërtuar në një vend të veçantë. Degët e forta të këtij lisi tash e  4 vjet mbajnë këtë shtëpi familjes Xhemajli nga fshati Rahovicë e Ferizajt.

Lajme

14/04/2022 20:43

Duke qenë e ndërtuar në vend krejtësisht të jashtëzakonshëm, kjo shtëpi ka ngjallë kuriozitetin e shumë njerëzve që ta vizitojnë atë.

Pronari i shtëpisë në lis, Naim Xhemajli, tregoi se nga ndërtimi e deri në detajet më të vogla, familjes nga Ferizaj, i kishte marrë kohë për vetëm një muaj.

“Ideja ka ardhur nga fëmijët të cilët kanë pasur dëshirë duke i parë në televizione edhe forma e lisit na është përshtat dhe më pas kemi pasur mundësi ta bëjmë, dhe unë merrem pak me këto punë, e kam si pasion dhe si punë të veçantë… Afërsisht 1 muaj i ka marrë për me finalizuar dhe më pas kemi punuar edhe pak një tarasë  e kemi vendos dhe rrethoren ia kemi bërë pas asaj kohe…Është me qam – një lloj i pishës, është e lehtë kemi menduar që na përshtatet më shumë për shkak që mos me dëmtuar lisin… Ne nuk jetojmë këtu, fillimisht e kemi ndërtuar vetëm për qejf dhe më pas edhe me kërkesë të banorëve përreth, të qytetit dhe më larg është marrë edhe në shërbim sepse në fillim e kemi marrë vetëm për vete”, ka potencuar Xhemajli.

Duke parë interesimin e njerëzve për të, pronarët kanë vendosur që këtë shtëpi ta lëshojnë në shfrytëzim për të tjerët.

“Po kemi pasur edhe videoklipe ka pasur vijmë edhe për fejesa, fotoshooting, ka rregullisht dhe sidomos verës ka  vizitorë madje ka pandërprerë…Po vijnë ka pasur raste që deri në 48 orë kanë qëndruar, vijnë 24 orë vetëm në mbrëmje qëndrojnë ose vetëm ditën…Ne po shumë shpesh qëndrojmë me familjen e ngushtë, me familjen e gjerë shumë shpesh organizojmë aheng…(03:10)I ka bërë 4 vite për 5, dhe nuk ka pasur asnjë dëmtim dhe vetëm që ka pasur mirëmbajtje me ngjyra… Banorët afër e vizitojnë shpesh mirëpo ka edhe nga larg, nga Prizreni, Shqipërisë, Maqedonisë që kanë ardhur  nga të gjitha anët… Këtu është e gjitha natyrë, dhe është në mes të dy fshatrave dhe vendi është shumë i përshtatshëm, nuk i pengon askush vizitorët as ata që vijnë, fshati Rahovicë dhe Mirash”, tha ai

Përveç shtëpisë, edhe mobiliet në të janë të prodhuara nga vetë familja Xhemalji.

“Por afërsisht përulëse janë për 10 persona munden të vijnë edhe më shumë sepse ka ulëse në anën tjetër, dhoma e fjetjes është lartë ndër kulm është pak e ngushtë për kushtet e kësaj është e mirë, kjo është dhoma e ndenjes, poshtë është terasa  më e gjerë për verën, qëndrojnë më shumë se 10 persona”, tha ai./Lajmi.net/