Shtëpia e vjetër 200 vite në Prishtinë që i shpëtoi planit urbanistik të kryeqytetit

Një shtëpi e vjetër tashmë 200 vite ndodhet në kryeqytetin e Kosovës. Kjo shtëpi deri në vitin 1950 ishte private dhe pronari i fundit i saj ishte Fadil Koxhadishi, i cili ia la shtëpinë shtetit. Kjo shtëpi e cila tashmë ka vlerë historike, i takon Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve. Për lajmi.net, përfaqësues nga ky…

Lajme

29/05/2024 19:12

Një shtëpi e vjetër tashmë 200 vite ndodhet në kryeqytetin e Kosovës.

Kjo shtëpi deri në vitin 1950 ishte private dhe pronari i fundit i saj ishte Fadil Koxhadishi, i cili ia la shtëpinë shtetit.

Kjo shtëpi e cila tashmë ka vlerë historike, i takon Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve.

Për lajmi.net, përfaqësues nga ky Institut ka thënë se kjo shtëpi i takon atyre moderne e që ka dashtë investim të madh ekonomik edhe në atë kohë.

Ai ka thënë se në oborrin e kësaj shtëpie ndodhet edhe një pemë e quajtur dud, e që në atë kohë ka qenë zakon të mbillet kur të niset një shtëpi.

Video: