“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, Rama-liderëve evropianë: Sot do ta keni drekën falas

Sesioni i parë i samitit të Komunitetit Politik Europian ka përfunduar me fjalimet e disa prej liderëve kyçë të kontinentit. Nikoqiri Edi Rama i ka ftuar për drekë mysafirët e tij evropianë, duke ia cituar fillimisht një pjesë të Kanunit për mikpritjen e shqiptarëve. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një…

Lajme

16/05/2025 14:43

Sesioni i parë i samitit të Komunitetit Politik Europian ka përfunduar me fjalimet e disa prej liderëve kyçë të kontinentit.

Nikoqiri Edi Rama i ka ftuar për drekë mysafirët e tij evropianë, duke ia cituar fillimisht një pjesë të Kanunit për mikpritjen e shqiptarëve.

“Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Ai fillon me një citim që thotë që “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Kjo thënie është vërtet shumë e thellë dhe është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që më shumë kishte hebrenj se që kishte pasë në fillim të tij sepse ata erdhën si miq, të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre”.

“Ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miq, të rëndësishme e kemi t’i ushqejmë mirë mysafirët dhe pavarësisht që thuhet se dreka asnjëherë s’është falas, sot do ta shikoni që është e kundërta sepse sa herë të vini në Shqipëri në çfarëdo cilësie do të jeni gjithmonë të mirëpritur dhe pas një ore do të rikthehemi që Europa do të vazhdojë punën e saj”, tha Rama.