Shtëpia e familjes së Xhenetës para përfundimit (Video)
Tre vjeçari Dashnim Gashi më nuk është në rrezik siç ishte deri para gati dy muajve, kur i shpëtoi rrënimit të shtëpisë, në zonën pranë qendrës historike të Prizrenit.
Lajme
Por motra e tij binjake, Xheneta, nuk e pati fatin e njëjtë.
Jetën e sigurt në një shtëpi të re, larg rrënojave, Dashnimit ia mundësuan qytetarët vullnetmirë.
Disa prej këtyre të fundit, të prekur nga vdekja e Xhenetës, ndihmuan dhe mblodhën para për t’i ndërtuar një shtëpi nënës së dy fëmijëve.
Objekti i ri i banimit u bë në fshatin Leshan të Suharekës.