Shtëpia e Bardhë jep detaje mbi takimin Trump-Netanyahu

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë priti në takim homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu. Takimi u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, me mediat që u lejuan në dhomë vetëm për të shkrehur fotografitë zyrtare. Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, si dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent.…

Bota

29/07/2026 08:57

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë priti në takim homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.

Takimi u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, me mediat që u lejuan në dhomë vetëm për të shkrehur fotografitë zyrtare.

Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, si dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Zëdhënëja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se takimet e Trump me Netanyahun dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishin “pozitive dhe produktive”.

Derisa takimi me Zelenskyn u zhvillua përreth luftës Ukrainë-Rusi, Trump dhe Netanyahu adresuan çështje të shumta lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.