Shtëpi nga druri për vetëm 17 mijë euro, ja ku mund t’i bleni

'Amazon' po shet një sërë shtëpish të vogla ndërtimi, duke përfshirë një shtëpi komode me tre dhoma gjumi për 17 mijë euro.

Fun

09/07/2019 13:13

Stili i jetesës së shtëpive miniaturë është një trend në rritje gjatë dy viteve të fundit për ata që kërkojnë një mënyrë minimale jetese, transmeton lajmi.net.

‘Amazon’ tani shet pjesë për të ndërtuar shtëpi të tilla të vogla, duke filluar në vetëm 4.500 euro dhe që përfshin hapësirë mes 100- 400 metra katrore.

Tutje, ‘Amazon’ sugjeron se është e lehtë të ndërtohet shtëpia, me vetëm dy persona që ta përfundojnë atë për dy ditë. /Lajmi.net/