Shtëpi e ëmbla shtëpi
Kohërat ishin të vështira për Steve Smith, dikur pronar i kompanisë Poundland, në momentet që po rritej. Qysh në moshën dyvjeçare, ai e gjeti veten të ulur në prehër të babait të tij, në një market të ftohtë të babait të tij, në ora 6 të mëngjesit. Por, biznesi me kohë u zhvillua dhe kjo…

Lifestyle
Kohërat ishin të vështira për Steve Smith, dikur pronar i kompanisë Poundland, në momentet që po rritej. Qysh në moshën dyvjeçare, ai e gjeti veten të ulur në prehër të babait të tij, në një market të ftohtë të babait të tij, në ora 6 të mëngjesit.
Por, biznesi me kohë u zhvillua dhe kjo familje arriti ta shesë atë për 50 milionë funte. Ai e hapi lokalin e parë në moshën 16 vjeçare në Shropshire. Ai u pasurua shumë dhe në vitin 2002 vendosi të shiste biznesin, duke investuar në një shtëpi luksoze.
Tash, zotëri Smith, 51, jeton në një shtëpi gjigante prej 13 dhomash, e cila përfshin pishinën, dhoma për lojë, si për bilardo etj, si dhe një ‘Pub’, ku mund të shërbeheni me pije.
Biznesmeni tash është duke e nisur një sipërmarrje të re, versionin ‘online’ të Poundland, të quajtur poundshop.com.Ai thotë se inspirimin e gjeti te babai i tij, i cili punonte fort, duke nisur gjithçka me shitjen e lapsave derë më derë.
Kjo e çoi babanë e tij që ta hapte një tezgë të tregut, ndërsa më vonë u zgjerua, duke hapur lokal dhe sot familja Smith është bërë milionere.