Shtatzënat që pinë verë kanë fëmijë më të sjellshëm

Shtatzënave u jepen këshilla të ndryshme në lidhje me pijet alkoolike, prej ndalimit e deri te pirja mesatare. E ballafaquar me këtë çështje ishte psikologia Janni Niclasen, nga Universiteti i Kompenhagës. Nënat shtatzëne që nuk pinë mund të mendojnë se janë duke bërë gjithqka që duhet për shtatëzaninë e tyre, por disa gota verë në…

Lifestyle

03/03/2014 20:02

Shtatzënave u jepen këshilla të ndryshme në lidhje me pijet alkoolike, prej ndalimit e deri te pirja mesatare.

E ballafaquar me këtë çështje ishte psikologia Janni Niclasen, nga Universiteti i Kompenhagës.

Nënat shtatzëne që nuk pinë mund të mendojnë se janë duke bërë gjithqka që duhet për shtatëzaninë e tyre, por disa gota verë në muaj nuk paraqesin problem, sugjeron Niclasen.

Ndërkohë që ekziston lidhja midis konsumit të madh të alkoolit dhe problemeve dhe problemeve të zhvillimit të bebes, provat e reja tregojnë se nënat që kanë pirë pak alkool gjatë shtatzënisë, kanë pasur një zhvillim më të mirë të bebes se sa ato që nuk kanë pirë fare.

Në një studim tjetër të fundit, një ekip ndërkombëtarësh nga Irlanda, Anglia, Zelanda e Re dhe Australia, i krahasuan lindjet e nënave që kishin pirë verë gjatë shtatzënisë.

Gjetjet zbuluan se duke pirë ca gota në muaj të alkoolit gjatë shtatzënisë por edhe në javët e para të shtatzënisë, nuk dukej që e rriste rrezikun si peshë më të dobët të bebes ose shtypje më të lartë të gjakut të nënës.

Ekspertët mendojnë se gratë shtatzëna nuk kanë nevojë të ruhen nga pijet alkoolike. Megjithatë, publikimet në Harvard Health Blog treguan se disa gota verë në javë gjatë shtatzënisë nuk janë të dëmshme.