Shtatzëna nga Obiliqi që u raportua se u dhunua është e mitur
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunimit të ndodhur së fundi në Obiliq. Nga Policia është bërë e ditur se dje janë njoftuar nga Qendra Klinike Universitare për një pranim në klinikë të një femre shtatzëne, por e cila dyshohet të jetë dhunuar. “Obiliq 16.07.2024 – NN. Është marr informata se në…

Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunimit të ndodhur së fundi në Obiliq.
Nga Policia është bërë e ditur se dje janë njoftuar nga Qendra Klinike Universitare për një pranim në klinikë të një femre shtatzëne, por e cila dyshohet të jetë dhunuar.
“Obiliq 16.07.2024 – NN. Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga ku është konfirmuar rasti.
Po ashtu është bërë e ditur se viktima në këtë rast është e mitur.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së. Viktima është e mitur, andaj pasi që rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore nga ana e Prokurorisë”, u tha nga zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
Madje siç mësohet e mitura në këtë rast përfundoi shtatzënë nga ky rast i dhunimit.
Duhet përkujtuar që së fundi ka patur një numër të madh të raportimeve të rasteve të dhunimit.
Madje viktima në shumë raste theksohet të kenë qenë femra të mitura.
Pavarësisht raportimeve të shumta dhe detajeve në këto raste, duket se në shoqërinë kosovare rreziku nga rastet e dhunimit vazhdon të jetë ende mjaftë i madh./Lajmi.net/