Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Shtatë viktima dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

16:25 | 16 Shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë raportoi sot për 7 pacientë të vdekur dhe 163 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1721 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-33, Kumanovë-17, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-7, Tetovë-13, Strugë-3, Veles-6, Manastir-4, Ohër-2, Kavadar-5, Gostivar-8, Gjevgjeli- 3, Strumicë-18, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçani-11, Probistip-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Valandovë-2, Vinicë-2, Delçevë-7, Shën Nikollë-1, Kërçovë-3, Resnjë-2.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 7 viktima, dy pacientë nga Struga (78 dhe 80- vjeç), një pacient nga Koçani (77-vjeç), një nga Strumica (44-vjeçar), nga Shkupi (72-vjeçar), një nga Manastiri (79-vjeçar) dhe një pacient nga Gostivari (79-vjeçar).

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 132 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 668.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 16088 persona, prej tyre, 13550 janë shëruar dhe numri i rasteve aktive është 1870.