Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në Polici brenda 24 orësh në Kosovë
Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të mbeten një problem kyç me të cilin po përballet çdo ditë shoqëria kosovare. Rastet të cilat raportohen në Polici e dokumentojnë me fakte këtë. Vetëm në 24 orëshin që e lamë pas, në raportin e Policisë së Kosovës janë të përshkruara shtatë raste të reja. Tri prej…
Lajme
Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të mbeten një problem kyç me të cilin po përballet çdo ditë shoqëria kosovare.
Rastet të cilat raportohen në Polici e dokumentojnë me fakte këtë.
Vetëm në 24 orëshin që e lamë pas, në raportin e Policisë së Kosovës janë të përshkruara shtatë raste të reja.
Tri prej tyre në rajonin e Prishtinës, tri në të Pejës e një në të Gjakovës.
- Fushë Kosovë 06.11.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare si dhe e ka kërcënuar verbalisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Prishtinë 06.10.2024 – 20:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankueses femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Prishtinë / 07.11.2024-22:30. Dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur-sulmuar në mes vete. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.
- Pejë / 07.11.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
- Pejë / 04.11.2024 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime.
- Deçan / 07.11.2024-11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë me leje përkatëse pronë e të dyshuarit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Gjakovë / 04.11.2024 – 16:30. Më 07.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net