Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në Obiliq, Hajvali, Lipjan, Suharekë, Dragash, Prizren dhe Gjakovë. ·         Obiliq 23.06.2024, NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar më datën e lartcekur ka ushtruar dhunë fizike…

Lajme

01/07/2024 10:06

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në Obiliq, Hajvali, Lipjan, Suharekë, Dragash, Prizren dhe Gjakovë.

·         Obiliq 23.06.2024, NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar më datën e lartcekur ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Hajvali 30.06.2024, 11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Lipjan 30.06.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Suharekë 30.06.2024, 10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar njëri tjetrin. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

·         Dragash 29.06.2024-14:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

·         Prizren 30.06.2024-17:05. Dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë në familje ndaj viktimës mashkull kosovar. Palët e përfshira  në rast janë intervistuar. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë  30.06.2024, 08:00. Është raportuar se dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar në gjendje të dehur, janë përleshur në mes vete. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.