Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga këto raste ishin në Fushë-Kosovë dhe në Prishtinë, kurse një tjetër në Dragash. Kurse tri raste të tjera u raportuan në Vushtrri, Skenderaj, Mitrovicë të Jugut dhe një në Leposaviq. Në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra. DHUNË NË…
Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Dy nga këto raste ishin në Fushë-Kosovë dhe në Prishtinë, kurse një tjetër në Dragash.
Kurse tri raste të tjera u raportuan në Vushtrri, Skenderaj, Mitrovicë të Jugut dhe një në Leposaviq.
Në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra.
DHUNË NË FAMILJE
- Fushë Kosovë, 08.02.2026-11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Prishtinë 08.02.2026 – 23:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar njëri tjetrin. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti në procedure hetimore.
DHUNË NË FAMILJE
Dragash 08.02.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
- Vushtrri 08.02.2026-01:05.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon te trajtohet ne procedure te rregullt.
- Skenderaj 06.02.2026-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
- Mitrovicë Jugu 08.02.2026-19:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur dy viktimat kosovarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.
DHUNË NË FAMILJE
Leposaviq 08.02.2026-23:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/