Shtatë persona përleshen në Prizren, katër prej tyre më pas arratisen

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje shtatë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete ku ka pasur edhe shkrepje të armës. Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili ka  lëshuar edhe vendimin për…

Lajme

30/01/2025 10:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje shtatë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete ku ka pasur edhe shkrepje të armës.

Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili ka  lëshuar edhe vendimin për tre të dyshuarit për ndalim për 48 orë.

“Katër persona  të tjerë gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/