SHSKUK: Zvogëlohet lista e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, nga mbi 1 vit në nën 4 muaj
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se janë zvogëluar listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. SHSKUK, ka thënë se deri dikur lista e pritjes ishte mbi 1 vit, ndërsa tani është nën 4 muaj, për çka kanë falënderuar 14 kirurgët e fëmijëve, anesteziologët dhe stafi tjetër…

Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se janë zvogëluar listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
SHSKUK, ka thënë se deri dikur lista e pritjes ishte mbi 1 vit, ndërsa tani është nën 4 muaj, për çka kanë falënderuar 14 kirurgët e fëmijëve, anesteziologët dhe stafi tjetër i infermierëve dhe atyre mbështetës.
“Në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi 1 mijë operacione, në dy salla të operacionit, ngase sallat e tjera nuk janë funksionalizuar për shkak të mungesës së anesteziologëve. Salla e tretë përdoret kur ka nevojë për intervenime të Klinikës së Pediatrisë, Mjekimit Intenziv Pediatrik, Neurokirurgjisë, ORL-së dhe klinikave të tjera. Ndërsa në sallën e katërt kanë operuar mjekët amerikanë dhe turqë për rastet kardiokirurgjike tek fëmijët, dhe këto shifra nuk janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të operacioneve. Në këtë klinikë ka vazhdimisht progres në zhvillimit e procedurave të reja diagnostike dhe terapeutike, tani punohet edhe me laparoskop një gamë e gjerë e operacioneve, poashtu, litotripsia laserike, ureterorenoskopia, dhe së shpejti fillon endoskopia e traktit”, ka njoftuar SHSKUK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: