SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njofton se ka rikthyer shërbimin e rëndësishëm për trajtimin e gurëve në veshka dhe sistemin urinar, ESWL (Extracorporeal Shock Wave Lithotripsy). Ky shërbim ka qenë jashtë funksionit për një periudhë kohore, por tani është rikthyer në një hapësirë të rinovuar, thuhet në njoftim. “Për të…
Lajme
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njofton se ka rikthyer shërbimin e rëndësishëm për trajtimin e gurëve në veshka dhe sistemin urinar, ESWL (Extracorporeal Shock Wave Lithotripsy).
Ky shërbim ka qenë jashtë funksionit për një periudhë kohore, por tani është rikthyer në një hapësirë të rinovuar, thuhet në njoftim.
“Për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen për qytetarët, orari i shërbimit është zgjatur, duke mundësuar trajtime në dy ndërrime. Ky ndryshim synon të përshpejtojë procedurat dhe të reduktojë kohën e pritjes për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim”, thuhet tutje në njoftim.