ShSKUK: Në Klinikën e Neurokirurgjisë nga 1 janari u kryen 623 operacione

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se që nga 1 janari e deri në nëntor janë kryer 623 operacione të ndryshme të natyrës neurokirurgjike. Sipas ShSKUK-së, në total kanë qenë të shtrirë 820 pacientë gjatë kësaj periudhe, transmeton lajmi.net Tutje thuhet se mjekët neurokirurgë kanë kryer edhe mbi 3 mijë vizita ambulantore.…

Lajme

30/11/2023 11:03

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se që nga 1 janari e deri në nëntor janë kryer 623 operacione të ndryshme të natyrës neurokirurgjike.

Sipas ShSKUK-së, në total kanë qenë të shtrirë 820 pacientë gjatë kësaj periudhe, transmeton lajmi.net

Tutje thuhet se mjekët neurokirurgë kanë kryer edhe mbi 3 mijë vizita ambulantore.

“Aktualisht, me investim nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ShSKUK po zbatohet projekti për rinovim të sallave operative. Krahas kësaj, klinika është furnizuar me aparatura bashkëkohore si Mikroskop Operativ Neurokirugjik me dritë Fluroscente, Aspirues Ultrasonik, Ultratingullin Operator, Neuronavigacion, Endoskop Cranial”, thuhet në një njoftim.