ShSKUK mban mbledhjen e Bordit, njofton se ka filluar përgatitja e konkurseve për pozitat me ushtrues detyre
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka mbajtur mbledhjen e gjashtëdhjetë të Bordit Drejtues. Sipas këtij njoftimi, drejtorit i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, prezantoi disa nga punët që janë zhvilluar kohëve të fundit në ShSKUK. Ai ka njoftuar se ka përfunduar procedura e punësimit për mjekë të profileve të ndryshme dhe për infermierë të cilët pas…
Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka mbajtur mbledhjen e gjashtëdhjetë të Bordit Drejtues.
Sipas këtij njoftimi, drejtorit i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, prezantoi disa nga punët që janë zhvilluar kohëve të fundit në ShSKUK.
Ai ka njoftuar se ka përfunduar procedura e punësimit për mjekë të profileve të ndryshme dhe për infermierë të cilët pas një analize të brendshme janë shpërndarë në klinika të ndryshme, por edhe në Spitalet e Përgjithshme.
ShSKUK ka në proces të licencimit shërbimin e dozimetrisë në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, ku pas licencimit, dozimetrat do të mbikëqyrën nga ky institucion.
“Drejtori Azizi, i njoftoi anëtarët e Bordit, se ka filluar përgatitja e konkurseve për pozitat me ushtrues detyre dhe me sa është informuar nga u.d. drejtori i QKUK-së, konkursi po përgatitet dhe do të procedohet shpejtë! Sa i përket punësimit të mjekëve specialistë në Spitalet e Përgjithshme, drejtori i ShSKUK, sqaroi se kanë pranuar kërkesat nga të gjitha njësitë dhe drejtori shëndetësorë është në fazën e analizës, ato do të procedohen shpejt aty ku vlerësohet e nevojshme dhe lejojnë mundësitë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: