SHSKUK: 89 pacientë janë me me okisgjenoterapi, 8 tjerë janë në Mjekim Intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar I Kosovës, ka bërë të ditur numërin e paciëntëve që gjinden në SHSKUK.

Lajme

22/02/2022 09:24

Në raport bëhet e ditur së në trajtim mjekësor janë 112 pacientë, prej të cilëve  106 janë të konfirmuar pozitivë, e 89 janë me oksigjenoterapi, raporton lajmi.net

Lexoni komunikatën e plotë:

​ShSKUK: 89 pacientë në oksigjenoterapi

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 112 pacientë. Prej tyre 106 të konfirmuar pozitivë, 6 të negativizuar. 89 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 8 pacientë në Mjekim Intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 50 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient. /Lajmi.net/