Shqyrtohen projektligjet për konfiskimin e pasurisë

Komisioni për Integrime Evropiane, sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Lajme

14/11/2018 08:16

Sot do të shqyrtohen Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Komisioni për Integrime Evropiane do t’i shqyrtojë këto Projektligje nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Për këto Projektligje, ishte thirrur edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, nga kryeministrit Ramush Haradinaj mirëpo, kjo seancë u mbyll pasi deputetët theksuan se për leximin e dytë të projektligjeve kryeministri nuk mund të thirr seancë të jashtëzakonshme.

Po ashtu deputetët kërkuan që projektligjet fillimisht të shqyrtohen në Komision. /Lajmi.net/