Shqyrtimi i projektbuxhetit të hënën në seancë plenare, nga opozita deklaruan se nuk e votojnë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën për të zhvilluar seancën e radhës plenare. Në këtë seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës, ajo e shqyrtimit të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Seanca parashihet të nis në ora 10:00, raporton lajmi.net. Nga partitë opozitare…
Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën për të zhvilluar seancën e radhës plenare.
Në këtë seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës, ajo e shqyrtimit të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Seanca parashihet të nis në ora 10:00, raporton lajmi.net.
Nga partitë opozitare gjatë javës së kaluar kanë deklaruar se nuk do të votojnë buxhetin për vitin 2025 në formën që është tani.
Njoftimi i Kuvendit:
- Rendi i ditës
Seanca plenare
- Vendi: Kuvendi i Kosovës
- Koha: 10:00
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025./Lajmi.net/