Shqiptaro-amerikanët takojnë Osmanin kërkohet formimi i shpejt i Qeverisë dhe rikalibrimi i raporteve me SHBA

Presidentja Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC), të përfaqësuar nga Presidenti Martin Vulaj, Kryetari i Bordit Ilirjan Rusi dhe Sekretari Burim Rexhaj. Në emër të AARC, Vulaj theksoi nevojën për formimin e shpejtë të një qeverie të re, e cila duhet të rishqyrtojë qasjen e Kosovës ndaj marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara…

Lajme

08/03/2025 23:01

Presidentja Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC), të përfaqësuar nga Presidenti Martin Vulaj, Kryetari i Bordit Ilirjan Rusi dhe Sekretari Burim Rexhaj.

Në emër të AARC, Vulaj theksoi nevojën për formimin e shpejtë të një qeverie të re, e cila duhet të rishqyrtojë qasjen e Kosovës ndaj marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai deklaroi se, ndonëse partneriteti strategjik mbetet i fortë, marrëdhëniet janë përkeqësuar dukshëm gjatë viteve të fundit, duke e lënë Kosovën gjithnjë e më të izoluar.

Ai shtoi se ndryshimet në qasjen e administratës së re amerikane ndaj partnerëve dhe interesave strategjike në mbarë botën e bëjnë edhe më urgjente për Kosovën që të pozicionohet siç duhet.

ZVulaj gjithashtu vlerësoi Presidenten Osmani për rolin e saj konstruktiv në ruajtjen e aleancës së fortë strategjike.

Presidentja Osmani falënderoi AARC për angazhimin e tyre dhe ritheksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se nuk do të kishte Kosovë pa Shtetet e Bashkuara.

Ajo nënvizoi përkushtimin e saj të plotë për përmbushjen e detyrave kushtetuese në mbështetje të formimit të qeverisë së re dhe mirëpriti partneritetin me AARC për të forcuar marrëdhëniet Kosovë.