Shqiptarja vritet me thikë në mes të rrugës në Itali, pranga ish-burrit
Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentiana Hudhra, me origjinë shqiptare, nënë e dy fëmijëve të rritur, u sulmua dhe u vra me thikë në mes të rrugës, në sy të kalimtarëve. Mediat italiane raportojnë se dyshohet se autori i krimit…

Lajme
Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali.
Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentiana Hudhra, me origjinë shqiptare, nënë e dy fëmijëve të rritur, u sulmua dhe u vra me thikë në mes të rrugës, në sy të kalimtarëve.
Mediat italiane raportojnë se dyshohet se autori i krimit është ish-bashkëshorti i saj.
Autori i dyshuar Nikollaq Hudhra u vu menjëherë në pranga nga karabinierët, transmeton abcnews.
Nëna e dy fëmijëve po shkonte për në punë në momentin kur ra pre e sulmit pranë parkut të qytetit, aty ku zakonisht kalonte çdo ditë.
Dëshmitarët kanë dëgjuar britmat e saj dhe kanë lajmëruar menjëherë emergjencën, por kur mbërriti ambulanca, gruaja ishte pa shenja jete.
“Dëgjova një britmë dhe dola nga bari”, thotë një dëshmitar. Më tej ai shtoi se “gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdoi ta godiste me shqelma, pastaj u ul në një stol dhe tha ‘Bëra atë që duhej’”.
Autori e kishte pritur 45-vjeçaren në një stol pranë parkut ku ajo kalonte çdo ditë për në punë dhe, pas sulmit brutal, u ul sërish aty.
Viktima nuk kishte bërë denoncime të mëparshme për dhunë, ndërsa hetimet për ngjarjen po vijojnë.