Shqiptari që zbukuron Kimin përgatit një befasi mahnitëse për ditëlindjen e nënës (Video)

Mario Dedivanovic, artisti i famshëm i makijazhit, padyshim se ka bërë befasinë më të mahnitshme që keni mundur të shihni së fundmi.

ShowBiz

14/11/2016 12:31

Grimeri shqiptar që jeton në Amerikë, Mario Dedivanovic padyshim se ka bërë befasinë më të mahnitshme që keni mundur të shihni së fundmi.

Me rastin e ditëlindjes së 70-të të nënës që jeton bashkë me të në Amerikë, ai ka mundësuar udhëtimin e motrave dhe vëllezërve të saj që jetojnë në Mal të Zi për ta befasuar në derë të shtëpisë, transmeton Prive.

Momentin e pabesueshëm me gjithë reagimet, Mario e ka postuar në rrjetin social Instagram, ku shfaq gëzimin e nënës së tij e cila pas shumë kohësh takon vëllezërit dhe motrat me të cilët komunikon çdo ditë, por që shkaku i distancës gjeografike, i sheh rrallë.

Grimeri i Kim Kardashian përpos që ka bërë të lumtur nënën e tij, duket se ka emocionuar fort edhe veten meqenëse në Instagram ai mes tjerash është shprehur: “Zemra ime s’është ndier më e lumtur asnjëherë në gjithë jetën time”.