Shqiptari përjeton “Ëndrrën amerikane”, fiton 1.5 milion dollarë
Një 21 shqiptar i cili ende jeton me prindërit e tij në Brooklyn të New York-ut, është në mesin e tetë njerëzve me fat, që u bënë milioner duke fituar në llotari gjatë kësaj jave që po lëmë pas.
Lajme
\”Shumë njerëz flasin për Ëndrrën Amerikane, por unë me të vërtetë jam duke e jetuar tani”, ka thënë Euglen Muslli, i cili emigroi nga Shqipëria në SHBA, vetëm gjashtë vjet më parë.
Pasi kishte prerë flokët më 19 maj, Muslli i ra aty pranë pikës shitëse të tiketave të llotarisë dhe ndaloi ta blejë një.
\”Kur e kuptova se kam fituar unë isha i tronditur, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë të bëjë tani\” tha ai, për mediat amerikane.
Muslli i cili fitoi 1.5 milion dollarë, në llogarinë e tij bankare do t’i ketë 1.180.000 dollarë, pasi pjesa tjetër i ndalohen për taksa.
\”Unë dua të vazhdojë të punojë”, tha Muslli. “Atje poshtë rrugës, dua ta hap një restorant italian. Unë e dua ushqimin italian\”. (Përgatiti: lajmi.net)