Shqiptari nga Maqedonia kapet me barna pa banderolë

Policia në Kaçanik raporton se në rrugën magjistrale e ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes, të cilin ishte duke e drejtuar një i dyshuar, shqiptar, shtetas i Maqedonisë.

Lajme

10/10/2015 17:50

Sipas Policisë gjatë kontrollit në veturë jane gjetur barna–tableta të llojit Orgametril 295 pako, 97 pako tableta e llojit Zyllt 75 mg pa banderola.

Vlera e barnave është rreth 1800 euro. Me vendim të prokurorit barnat dhe automjeti janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës kompetente në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.