Shqiptarët të zhgënjyer nga liderët e tyre, shohin shpresë te lideri maqedonas (Foto)

Grafite në gjuhën shqipe, me mesazhe për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, janë shfaqur në qytetin e Shkupit.

Lajme

23/05/2015 17:35

“Të dua Zaev” dhe “Zaev për Kryeministër” është përmbajtja e mbishkrimeve të shkruara në gjuhën shqipe.

2

Mesazhet e tilla pro liderit të LSDM-së vijnë pas paraqitjes së tij në televizion të Kosovës, ku ai tregoi pikëpamjet dhe pozicionet e tij në të ardhmen. Në një intervistë për televizionin e Kosovës, Zaev premtoi futjen e gjuhës shqipe si gjuhë të detyrueshme në kopshte, në shkollat fillore dhe shkollat e mesme, transmeton TetovaSot.

3

Mbishkrimet e mesazheve në gjuhën shqipe pro Zaevit vijnë edhe pas vizitës së tij në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë.

4

Ndërsa, në protestën e opozitës të organizuar nga ai morën pjesë qindra shqiptarë. Kjo ndodhi për herë të parë në Maqedoni, ku u panë shqiptarë e maqedonas bashkë duke protestuar. (lajmi.net)