Shqiptarët në SHBA i bashkohen koalicionit të Lindjes së Mesme në tubimin për Trumpin

Shqiptarët në SHBA i janë bashkuar një thirrjeje për tubim elektoral në përkrahje të Donald Trump.

Lajme

27/10/2020 16:26

Ndonëse në letër një thirrje e tillë është diçka krejt normale, ajo çka bie në sy është se shqiptarët në këtë thirrje kanë hyrë në një “thes” me Lindjen  e Mesme, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkak se thirrja është bërë nga një koalicion i Lindjes së Mesme, teksa është bërë thirrje që tubimi të mbahet më 28 tetor në Michigan.

Në lidhje me këtë, ka shkruar gazetarja Arbana Xharra. Kjo e fundit ka cilësuar se një akt i tillë e dëmton seriozisht kauzën shqiptare.

Shqiptaret ne Michigan ne koalicion me Lindjen e Mesme bejne thirrje per tubim elektoral. A jeni more ne toke te bukes, o te mjere a e dini cfare demi i beni kauzes shqiptare me rreshtimim tuaj ne kete liste me vendet e Lindjes se Mesme. Faik Konica me se miri i ka definu shqiptaret: “Armiqet e Shqiperise jane shqiptaret, jo te tjeret”. Pse po cuditeni kur administrata Trump na eshte referu si shtet islamik. Faqja e zeze”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/