Shqiptarët kundër shqiptarëve

Kim Mehmeti thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim inferioritetin ndaj sunduesit, po e mbulon me arrogancën ndaj shqiptarëve të cilët e kritikojnë punëdhënësin e tyre.

Lajme

08/12/2013 14:21

Publicisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti, shpreh shqetësimin e tij për tendencën e pushtetit maqedon për ndarjen e këtij qyteti në vija etnike.

Mehmeti habitet për mosreagimin e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim karshi politikës zyrtare të atjeshme në lidhje me shqiptarët.

“Nëse ka ndonjë ‘projekt’ që suksesshëm do e përmbyllin partitë e shqiptarëve të Maqedonisë, ai do jetë ‘projekti’ i përçarjes së shqiptarëve të këtushëm, në llogari të sunduesit maqedonas”.

“Andaj nëse vini re, BDI’ja për gjithçka i akuzon gjithë të tjerët, por mendësia e vasalit nuk u lejon drejtuesve të saj ta kritikojnë regjimin ku bëjnë pjesë edhe ata, regjimin që pa ndal e realizon konceptin e vet: ndarjen e Shkupit në vije etnike, edhe atë në atë mënyrë që shqiptarët ta kenë sa më ngushtë e të degdisen rrugës që çon për në Kaçanik!”

“ Pra, inferioritetin ndaj sunduesit, ata e mbulojnë me arrogancën ndaj shqiptarëve që ua kritikojnë punëdhënësin!”.