​“Shqiptarët i shihni me llupë, për serbët i mbyllni sytë”, aksioni i shqiptarëve në Bujanoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzat Lutfiu, ka njoftuar lidhur me një aksion simbolik të shqiptarëve para stacionit policor dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Lutfiu ka bërë me dije se ky aksion u zhvillua kundër diskriminimit të shqiptarëve nga organet e drejtësisë të cilat sipas tij nuk po përdorin standarde të ndryshme për shqiptarët…

Lajme

14/01/2025 11:16

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzat Lutfiu, ka njoftuar lidhur me një aksion simbolik të shqiptarëve para stacionit policor dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.

Lutfiu ka bërë me dije se ky aksion u zhvillua kundër diskriminimit të shqiptarëve nga organet e drejtësisë të cilat sipas tij nuk po përdorin standarde të ndryshme për shqiptarët dhe serbët atje në dhënien e gjobave.

“Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH. Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë. Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, tha Lutfiu.