Shqiptare e martuar në Rumani, Angela flet për raportin që ka me vjehrritë e saj

Para pak viteve, Angela Martini u martua me miliarderin rumun, Dragus Savulescu.

ShowBiz

08/02/2019 14:19

Në një intervistë të dhënë për revistën “Who”, Martini flet për jetën pas martesës dhe raportin që ka me vjehrritë e saj, shkruan lajmi.net.

“Marrëdhënia ime me prindërit e Dragos është e jashtëzakonshme. Ata janë engjëj! Jam e bekuar që i kam. Verën e kaluar ata vizituan Shkodrën dhe kaluan një javë me prindërit e mi, pa mua dhe Dragos-in. Ata e pëlqyen dhe e kuptuan shumë mirë njëri-tjetrin, njësoj si një familje e vërtetë”, ka thënë Martini.

Angela prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila së shpejti vjen me projekte të reja. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Btg4gVaHiIs/