Shqipëria thellon bashkëpunimin me SHBA-në në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar takim me gjeneralmajorin amerikan Jasper Jeffers III, komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të SHBA-së (SOCCENT) dhe komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza. Nufi bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rëndësia e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara…

Lajme

08/09/2026 18:30

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar takim me gjeneralmajorin amerikan Jasper Jeffers III, komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të SHBA-së (SOCCENT) dhe komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Nufi bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rëndësia e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas tij, angazhimi i përbashkët në NATO përbën bazë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Nufi tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe për kontributin në misionet e përbashkëta ndërkombëtare, në funksion të forcimit të Aleancës dhe sigurisë së përbashkët.