Shqipëria publikon bilancin ditor, rritja e testimeve për koronavirus sjell më shumë viktima dhe raste të reja

Brenda 24 orësh, në Shqipëri kanë vdekur katër persona dhe janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus.

Lajme

20/08/2020 16:24

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 847 teste në total nga të cilët 155 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa janë shëruar 58 të tjerë.

Aktualisht, në spital ndodhen 121 persona, nga të cilët 19 ndodhen në terapi intensive, ndërsa 7 ndodhen në intubim. /A2