Shqipëria propozon filmin “Luna Park” për në ‘Oscars 2026’ me Adriana Matoshin në rol kryesor
Shqipëria ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për në “Oscars 2026”, duke dërguar si propozim filmin artistik me metrazh të gjatë “Luna Park” të regjisorit Florenc Papas. Më 23 shtator 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), u mblodh Komisioni Përzgjedhës për të vendosur se cili film do të përfaqësojë vendin në kategorinë “International…

ShowBiz
Shqipëria ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për në “Oscars 2026”, duke dërguar si propozim filmin artistik me metrazh të gjatë “Luna Park” të regjisorit Florenc Papas.
Më 23 shtator 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), u mblodh Komisioni Përzgjedhës për të vendosur se cili film do të përfaqësojë vendin në kategorinë “International Feature Film” në edicionin e 98-të të çmimeve Oscars.
Në garë ishin dy produksione: “Luna Park” i shtëpisë kinematografike On Film Production me regji nga Florenc Papas dhe “Emili” i shtëpisë kinematografike A.R. Production me regji nga Ajola Daja.