Shqipëria përparon për katër pozita

Kombëtarja shqiptare ka përparuar për katër pozita, në renditjen më të re të FIFA-s. Kuqezinjtë gjenden në pozitën e 66-të me 495 pikë.

Sport

05/06/2014 14:24

Shqipëria po ngritet. Kuqezinjtë kanë përparuar për katër pozita, në renditjen më të re të FIFA-s.

Tash, ekipi i Gianni de Biasit gjendet në pozitën e 66-të me 495 pikë, për dallim nga vendi i 70-të, sa ishte muajin e kaluar.

Shqipëria gjendet përpara Bolivisë dhe prapa Afrikës së Jugut.

Sigurisht, në këtë renditje nuk janë përfshirë dy rezultatet e fundit, pra humbjes nga Rumania dhe Hungaria.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, asaj vazhdon t’i prijë Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Brazili. Zvicra e shqiptarëve është e gjashta, ndërsa dhjetëshen e parë e mbyll Anglia.

Renditja e FIFA-s:

1.Spanja 1485 pikë

2. Gjermania 1300

3. Brazili 1242

4. Portugalia 1189

5. Argentina 1175

6. Zvicra 1149

7. Uruguai 1147

8. Kolumbia 1137

9. Italia 1104

10. Anglia 1090

———————

66. Shqipëria 495