Shqipëria nuk prek finalen e Eurovision 2024: Reagon burri i Albina Kelmendit

Mbrëmë është mbajtur gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024, ku Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në finalen e së shtunës. Besa me këngën ‘Titan’ nuk ka marrë votat e mjaftueshme, për dallim nga viti i kaluar ku Albina Kelmendi me këngën ‘Duje’ e preku finalen, shkruan lajmi.net. Nuk ka munguar reagimi i bashkëshortit të Albinës,…

ShowBiz

10/05/2024 13:18

Mbrëmë është mbajtur gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024, ku Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në finalen e së shtunës.

Besa me këngën ‘Titan’ nuk ka marrë votat e mjaftueshme, për dallim nga viti i kaluar ku Albina Kelmendi me këngën ‘Duje’ e preku finalen, shkruan lajmi.net.

Nuk ka munguar reagimi i bashkëshortit të Albinës, Valonit duke thënë që vitin e kaluar ishte përqeshur kënga e gruas së tij.

“Ani thojshin me tallava po dojn me shku në finale. Hajde banalista. (I dedikohet atyre që nuk vlerësuan këngën ‘Duje)’”, ishte reagimi i plotë i Valonit në Instagram.

Ndërsa Albina Kelmendi ka përkrahur kolegen e saj duke i uruar suksese në një postim në Instagram./Lajmi.net/