​Shqipëria mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup”

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të kompeticionit të UEFA “Regions’ Cup” 2026-27. Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 6, së bashku me Sllovakinë, Italinë dhe Irlandën e Veriut. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri nën organizimin e FSHF. Ndeshjet e raundit të ndërmjetëm do të zhvillohen nga…

Sport

10/12/2025 15:25

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të kompeticionit të UEFA “Regions’ Cup” 2026-27.

Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 6, së bashku me Sllovakinë, Italinë dhe Irlandën e Veriut. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri nën organizimin e FSHF.

Ndeshjet e raundit të ndërmjetëm do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 4 dhjetor 2026. Shqipëria do të sigurojë kualifikimin në finalet e UEFA “Regions’ Cup” nëse e mbyll grupin në vendin e parë.

Turneu final do të ketë tetë skuadra pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në qershor ose në fillim të korrikut 2027, në vendin e një prej ekipeve të kualifikuara. Vendi pritës pritet të caktohet në fund të dhjetorit 2026.