Shqipëria, Kosova por edhe Italia mbetën jashtë – Zbardhen grupet e Botërorit 2026, cilat janë 48 skuadrat pjesëmarrëse
Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat e plota kombëtare si dhe ndarjen finale të grupeve në turneun që do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjashtë skuadrat e fundit që siguruan një biletë nga faza play-off, teksa bie në sy eliminimi…
Sport
Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat e plota kombëtare si dhe ndarjen finale të grupeve në turneun që do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjashtë skuadrat e fundit që siguruan një biletë nga faza play-off, teksa bie në sy eliminimi i Italisë, me të kaltrit që do jenë jashtë për Botërorin e tretë radhazi.
Në Grupin A të Botërorit, Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut. Bosnja luan në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën. Në Grupin D Turqia bashkohet me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, ndërsa Suedia do garojë kundër Holandës, Japonisë dhe Tunizisë në Grupin F.
Iraku rikthehet në Kupën e Botës pas 40 vitesh, duke u bashkuar në Grupin I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë. Ndërkohë pjesë e Grupit K do jetë edhe Republika Demokratike e Kongos, ku do rivalizojë me emra si Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.
Ky do jetë Botërori i parë ‘XXL’ ku do marrin pjesë plot 48 skuadra të ndara në 12 grupe. Për fat të keq Shqipëria dhe Kosova u eliminuan vetëm në fazën play-off.
Grupet e Kupës së Botës 2026, gjashtë skuadrat e fundit që morën një biletë:
Çekia i bashkohet Grupit A ku janë: Meksika, Afrika e Jugut dhe Korea e Jugut.
Bosnje Hercegovina i bashkohet Grupit B ku janë: Kanadaja, Katari dhe Zvicra
Turqia i bashkohet Grupit D ku janë: SHBA, Paraguai dhe Australia.
Suedia i bashkohet Grupit F ku janë: Holanda, Japonia dhe Tunizia.
Iraku i bashkohet Grupit I ku janë: Francë, Senegal dhe Norvegji.
Republika Demokratike e Kongos i bashkohet Grupit K ku janë: Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.
Grupet e Kupës së Botës 2026:
Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnje Hercegovina, Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, RD Kongo, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama